image Arrijnë 55 mijë vaksina Pfizer në Kosovë

Shëndetësi

Arrijnë 55 mijë vaksina Pfizer në Kosovë

news image

Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontingjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontingjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.

“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga MSH. /GazetaSinjali/