Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re për Brexit-in.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri britanik Boris Johnson, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.
Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.
Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori./Gazeta Sinjali/