image Arrihet marrëveshja për rrugët afër Manastirit të Deçanit

Kosovë

Arrihet marrëveshja për rrugët afër Manastirit të Deçanit

news image

Është arritur marrëveshja për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili njoftoi se marrëveshja është arritur me mbështetjen e Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando dhe të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi.

“Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit”, ka shkruar Hoti.

Më tej, ai ka shtuar me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj. /Gazeta Sinjali/