image Arrihet marrëveshja për Qeverinë e re në Bosnje

Rajon

Arrihet marrëveshja për Qeverinë e re në Bosnje

news image

Liderët e tri partive kryesore të Bosnjës kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, dhjetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në tetor të 2018-ës.

“Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të serbit Milorad Dodik, boshnjakut, Bakir Izetbegovic dhe kroatit Dragan Covic të organizuar nën kujdesin e shefit të Misionit Evropian në Bosnje, Lars-Gunnar Wigemark, në Sarajevë’’.

Marrëveshja përmban dymbëdhjetë pika, ku më e rëndësishmja është ajo në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me NATO-n.

Serbët, për dallim nga boshnjakët dhe kroatët janë kundër anëtarësimit në Aleancën e Veriatlantike./Sinjali/