image Arrihet marrëveshja për koalicion në Austri – Kurz përsëri kancelar

Botë

Arrihet marrëveshja për koalicion në Austri – Kurz përsëri kancelar

news image

Lideri konservativ austriak, Sebastian Kurz, pritet që të marrë shpejt pozitën e kancelarit, pasi që partia e tij, Partia Popullore ka bërë koalicion me ambientalistët – të Gjelbrit.

Lideri 33 vjeçar e ka përshkruar si “të shkëlqyer” arritjen e marrëveshjes gjatë një konference me kreun e të Gjelbërve, Werner Kogler.

Kurz ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë aspak të lehta deri te gjetja e zgjidhjes “për shkak se të dy partitë kanë dallime shumë të mëdha”.

Ndërkaq Kogler që do të jetë zëvendëskancelar i vendit ka pohuar se këto dy parti suksesshëm kanë arritë që të ndërtojnë ura “për të ardhmen e Austrisë”.