Përforcimi i parë i Milanit në afatin kalimtar të janarit është Soualiho Meite, transmeton Sporti në Sinjali.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romanos, Meite do transferohet te ‘Rossonerët’ në formë huazimi dhe se marrëveshja tashmë është arritur.
Gjithashtu, Milani do të këtë të drejtën e blerjes së 26 vjeçarit në fund të sezonit.
Romano gjithashtu ka shkruar se Milani është në negociata edhe për zgjatjen e kontratës së Hakan Calhanoglu. /Sporti në Sinjali/.