Një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar mbrëmë me dyshimin për dhunë në familje.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës se R.H., zyrtar policor, bashkë me vëllanë dyshohet se e ka rrahur gruan e tij.
Me urdhër të prokurorit, ndaj zyrtarit policor R.H. është caktuar masa e ndalimit policor. /Gazeta Sinjali