image Arrestohet vushtrriasi pasi postoi në Facebook se ka miell për të shitur me çmim 80€

Kosovë

Siguri/ Arrestohet vushtrriasi pasi postoi në Facebook se ka miell për të shitur me çmim 80€

news image

Policia ka arrestuar dje vushtrriasin që postoi në Facebook se ka për të shitur 100 kilogramë miell me çmim 80 euro.

“Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunalë kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar,  është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/