image Arrestohet vitiasi pasi kanosi gruan e tij, i konfiskohet një armë

Kosovë

Siguri/ Arrestohet vitiasi pasi kanosi gruan e tij, i konfiskohet një armë

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në Viti, pasi ka kanosur bashkëshorten tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë pa municion.

Raportohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/