image Arrestohet shqiptari që dyshohet se është bosi i rrjetit të drogës në Evropë

Evropë

Arrestohet shqiptari që dyshohet se është bosi i rrjetit të drogës në Evropë

news image

Policia Gjermane ka thënë se ka shkatërruar rrjetin e kontrabanduesve të kokainës duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, trasmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga hetuesit gjermanë, operacioni i kryer nga policia belge rezultoi me arrestimin e një shqiptari 34-vjeçar dhe një letonezi 35-vjeçar, që dyshohet të jenë bosët më të mëdhenjë të drogës në Evropë.

Policia kishte bastisur 20 apartamente në Antwerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e javës së kaluar, ku sekuestroi qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë.

Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pasi në vitin 2017 zbuluan 200 kilogramë kokainë të fshehura në disa kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburgut para se të shpërndahej në Gjermani.

Katërmbëdhjetë persona u dënuan për këtë rast. Por, policia kishte vazhduar hetimet e saj në një përpjekje për të gjetur organizatorët e rrjetit të trafikut./Gazeta Sinjali/