Është arrestuar shqiptari i cilësuar si më i kërkuar nga EUROPOL.
Edinjo Pulti është kapur në Shkodër brenda një lokali të natës.
Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.
Pulti kërkohet nga autoritetet e Luksemburgut, raporton Oranews.
41-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.
Po ashtu dyshohet se ka kryer një vrasje në Luksemburg.
Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange.
Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.
Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona.
Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.