image Serbi i kërkuar për krime lufte në Kosovë arrestohet në Hungari

Kosovë

Serbi i kërkuar për krime lufte në Kosovë arrestohet në Hungari

news image

Një shtetas serb është arrestuar në Hungari pasi Gjykata Komunale e Budapestit të martën ka urdhëruar arrestimin e tij, i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Urdhër arresti ndërkombëtar për këtë burrë ishte lëshuar nga autoritetet kosovare, tha gjykata në një deklaratë, raportojnë mediat hungareze.

I dyshuari nuk ishte pajtuar për një procedurë të thjeshtësuar ekstradimi, duke bërë që gjykata të urdhërojë arrestimin e tij për një periudhë prej 40 ditësh.

Gjykata ka thënë se do të vlerësojë kushtet për ekstradimin e burrit pasi të marrë kërkesën e plotë për ekstradim. /Gazeta Sinjali/