image Arrestohet Ronaldinho, kjo është arsyeja

Futboll

Sport/ Arrestohet Ronaldinho, kjo është arsyeja

news image

Ish-futbollisti i njohur, Ronaldinho është arrestuar në Paraguay për shkak se falsifikoi dokumentacionet.

Legjenda e Brazilit u arrestua në Paraguai pasi dyshohet se ka përdorur dokumente fals për të hyrë në vendin jug-amerikan.

39 vjeçari i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002 u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto të mërkurën natën, tha Ministria e Brendshme e Paraguai, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas La Nacion,  në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinho dhe Roberto me kombësi paraguaiane.

Ronaldinho aktualisht është pa një pasaportë braziliane për shkak të një gjobë mjedisore që mori në 2018.

Ish- ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtimin e paligjshëm të një kurthe peshkimi në Liqenin Guaiba në 2015 pa licencimin e duhur në një zonë të ruajtjes së përhershme.

Dy vëllezërve iu shqiptua një gjobë prej 8.5 milion dollarë në nëntor 2018 dhe pasi nuk arriti të paguante, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Brazilit vendosi të ndalojë Ronaldinho që të mund të largohej nga vendi./Gazeta Sinjali/