image Arrestohet qytetari që dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor në Ferizaj

Siguri

Arrestohet qytetari që dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor në Ferizaj

news image

Një person me inicialet A.A., është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor më datë 29 të muajit nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.

38-vjeçari është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë rreth orës 03:00, ku dhe i njëjti ishte në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është
dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/