image Arrestohet pronari i lokalit në Viti ku organizoheshin lojëra të fatit

Siguri

Arrestohet pronari i lokalit në Viti ku organizoheshin lojëra të fatit

news image

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person rreth orës 22:00, në fshatin Kabash të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se arrestimi është bërë në lokalin e personit të lartcekur, pasi njësitet policore kanë hasur në disa persona të dyshuar që kanë qenë duke luajtur letra bixhozi me qipa pokeri e po ashtu edhe me para.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar rreth 750 qipa të pokerit dhe rreth 15 komplete letra të bixhozit.

Të njëjta burime bëjnë të të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/