image Arrestohet prishtinasi/ E ngacmonte dhe e përcjellte vazhdimisht një vajzë

Siguri

Arrestohet prishtinasi/ E ngacmonte dhe e përcjellte vazhdimisht një vajzë

news image

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohej se vazhdimisht e përcjellte dhe e ngacmonte një vajzë.

Siç njofton policia, rastin e ngacmimit e kishte denoncuar viktima dje rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./GazetaSinjali/