image Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë të miturin, në qendër të Pejës

Siguri

Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë të miturin, në qendër të Pejës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se theri me thikë një të mitur, sonte rreth orës 22:15, në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia rajonale e Pejës, të cilët thanë se edhe i dyshuari është i mitur po ashtu.

“Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i njëjti gjendet në objektin e stacionit policor në Pejë. Vlen të ceket se edhe viktima edhe i dyshuari janë të mitur”, thanë nga policia.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se i mituri i cili është therur me thikë aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës./Gazeta Sinjali/