image Arrestohet personi që merrte ndihma në emër të Edi Ramës

Tërmet/ Arrestohet personi që merrte ndihma në emër të Edi Ramës

news image

Një person është arrestuar pasi ka tentuar që të përfitojë para në emër të kryeministrit duke hapur një faqe në Facebook me emrin “Rilindje”.

Arjan Neli, 30-vjeç, lindur dhe banues në Lezhë ka postuar në emër të kryeministrit Edi Rama dy llogari bankare në këtë faqe dhe shumë shtetas kanë hedhur para në këto llogari.

Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj tha se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie”, tha Hajnaj, duke shtuar se i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.

“Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112”, tha zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj./Gazeta Sinjali/