Është arrestuar personi i dyshuar për kanosjen e Zafir Berishes, i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Prokurorisë ka mësuar se i dyshuari është prangosur përderisa po kalonte kufirin për në Kosovë.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se për këtë menjëherë është vënë në dijeni Prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.