Personi me inicialet S.D., është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Në gusht të vitit 2019, i njëjti kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë ku po vuante dënimin.
“S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant”, njofton SHKK, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas arrestimit nga policia, S.D., është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit. /Gazeta Sinjali/