Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.
Një përleshje prej në të cilën kishte mbetur i therur me thikë një person, ka ndodhur disa ditë më parë në hotelin ‘Coco Jumbo’ në fshatin Vrellë të Istogut. 21-vjeçari ishte dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari për rastin ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës dhe i njëjti ishte shpallur në kërkim policor.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, Sinjali mëson se 28-vjeçari është arrestuar dhe të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se u përdor në rast.
I dyshuari shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
I riu është dërguar në ndalim policor.