Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari, i cili u dërgua në mbajtje, Sinjali mëson se dyshohet se ka rrëmbyer dhe ka plagosur një person më 21 gusht të vitit të kaluar në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë.
Ai bashkë me një person tjetër dyshohet se e kanë rrëmbyer Agron.B., të cilin më pas dyshohet se e kanë plagosur me dy plumba në nofull.
Për shkak të plagës që kishte marrë nga arma e zjarrit, Agron.B., ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga vetë të dyshuarit.
Pasi që e kishin dërguar në QKUK, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur./Gazeta Sinjali/