Një person me iniciale E.R., 46 vjeçar në Shtime është arrestuar pasi që i njëjti ka qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, i arrestuari ka qenë i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, dhe është dënuar me tre muaj burgim.
“Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisënë Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë një person me inicialet: E.R, ( M/K), 46 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve’’, me dënim burgimi prejtre (3) muajve.Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/