Policia e Pejës ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar në rrjetin social Facebook, kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës.
“Mund të konfirmojmë arrestimin e një personi për veprën penale “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, kanë thënë policia.
Personi i arrestuar me inicialet F.L kishte shkruar në faqen zyrtare të partisë së Milaim Zekës, se ky i fundit duhet të vritet./GazetaSinjali/