image Arrestohet për vjedhje një i mitur në Prishtinë

Siguri

Arrestohet për vjedhje një i mitur në Prishtinë

news image

Fenomeni i vjedhjes duket se ka “infektuar” edhe moshat e reja, sepse nuk janë të rralla rastet kur kryerësit e veprave penale dyshohen të jenë të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 15:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e mitur, të komunitetit ashkali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda PK-së bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet se ka kryer disa vjedhje.

Të njëjta burime njoftojnë se me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/