Një person në Lipjan është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari për dhunë në familje ka probleme psikike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë vepër është dërguar për hospitalizim në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme rreth orës 09:00, në Lipjan./GazetaSinjali/