image Arrestohet pasi rrahu një femër në Prishtinë, viktima dërgohet në strehimore

Siguri

Arrestohet pasi rrahu një femër në Prishtinë, viktima dërgohet në strehimore

news image

Dukuria e dhunës në Kosovë është në rritje e sipër çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast të tillë e ka raportuar të martën në Polici një femër nga rrugën “Ahmet Delia” në Prishtinë, ku e njëjta tregon se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Burime të afërta me viktimën bëjnë të ditur se si pasojë e dhunës, kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu, të njëjta burime tregojnë se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar. /Gazeta Sinjali/