image Arrestohet pasi e sulmoi fizikisht nënën e saj në Mitrovicë

Siguri

Arrestohet pasi e sulmoi fizikisht nënën e saj në Mitrovicë

news image

Të shpeshta janë bërë rastet e dhunës në familje, por kohëve të fundit raportime të shumta ka edhe nga dhuna ndaj nënave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kuptuar nga burimet në Policinë e Kosovës se mesnatën e sotme, rreth orës 00:45, në rrugën “Muhamet Gashi” në Mitrovicë, një femër e ka sulmuar nënën e vet.

E dyshuara siç ka kuptuar Sinjali, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pas konsultimeve me prokurorin e shtetit. /Gazeta Sinjali/