image Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulmin fizik ndaj avokatit në Fushë Kosovë

Siguri

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulmin fizik ndaj avokatit në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali më 29 janar raportoi se një avokat në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët fillimisht e ftuan në takim. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Policia e arrestoi të dyshuarin gjatë një bastisje në Mitrovicë, me ç’rast sekuestroi katër telefona dhe gjësende të tjera që lidhen me rastin.

“F. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë njëri nga dy të përfshirët në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale.

Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot në orët e hershme të mëngjesit u realizua një operacion bastisjeje në “Mitrovicë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;

 F. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,për të cilin dyshohet me bazë të jetë njëri nga dy të përfshirët në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.

Përgjatë bastisjes policia ka sekuestruar;

• Katër telefona celular, si dhe,

• Gjësende të tjera të rëndësisë së veçantë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor të Fushë Kosovës ku aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për fazën vijuese hetimore e procedurale .


/GazetaSinjali/