Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari policor i arrestuar dyshohet po ashtu se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, e cila është viktimë e këtij rasti.
“Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative, inspektorati njofton se i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.
“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/