Një person është arrestuar pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, tha për Sinjalin se bëhet fjalë për një vizitor që kishte shkuar për të parë një të burgosur.
Mirëpo, për shkak se i njëjti kishte kanosur zyrtarët e burgut, duke mos i lejuar që ta kontrollojnë, është arrestuar.
“Vizitori nuk i ka përfillur procedurat e sigurisë dhe ka rezistuar që t’i zbatojë urdhrat e zyrtarëve përgjegjës, me ç’rast, i njëjti i ka kërcënuar zyrtarët. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia, e cila është duke u marrë me rastin”, tha Gashi.
Ndërkaq, në raportin 24-orësh Policia njofton se i arrestuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/