image Arrestohet një shtetase e Shqipërisë, dyshohet se ushtronte prostitucion në Fushë Kosovë

Kosovë

Policia/ Arrestohet një shtetase e Shqipërisë, dyshohet se ushtronte prostitucion në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka ushtruar prostitucion në Fushë Kosovë.

Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të dyshuarën por ajo nuk iu kishte përgjigjur ftesave të organeve kompetente.

“Njësiti i hetimeve i DHTQNJ-së, pas pranimit të urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata, ka arrestuar të dyshuarën femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas arrestimit e dyshuara është dërguar për intervistimin dhe pastaj është liruar. /Gazeta Sinjali/