image Arrestohet një shtetas i Belgjikës në Aeroportin “Adem Jashari”

Siguri

Arrestohet një shtetas i Belgjikës në Aeroportin “Adem Jashari”

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet zvicerane, njofton Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar ishte shtetas i Belgjikës dhe ai është arrestuar nga policia në Aeroportin “Adem Jashari”, me datë 01.08.2021 në orën 22:00.

Policia njofton se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/