Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte disa shtëpi jashtë qytetit të banimit dhe i përdorte si depo droge.
Ai u ndalua kur po kërkonte makinën pasi kishte mbaruar kontrollin në një prej shtëpive. Atij iu sekuestrua pothuajse një kilogram dhe disa doza kokainë në vendin ku u ndalua. Më pas, agjentët kryen kontrolle në shtëpitë e shqiptarit dhe në njërën prej tyre gjetën 110 kg hashash, 40 kg marihuanë dhe rreth 1,1 kg kokainë, shkruajnë mediat italiane, transmeton tch.
Në një tjetër shtëpi, e cila përdorej nga 32-vjeçari u gjetën 15 kg marihuanë. Në total u sekuestruan rreth 170 kg drogë dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është arrestuar dhe akuzohet për tregti me lëndë narkotike. /Gazeta Sinjali/