image Arrestohet një punonjës i Policisë së Kosovës, dyshohet për vrasje në tentativë

Siguri

Arrestohet një punonjës i Policisë së Kosovës, dyshohet për vrasje në tentativë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar një punonjës nga stafi civil i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se arrestimi i tij u bë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit. Punonjësi i policisë fillimisht e kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull dhe më pas kishte tentuar ta godas me mjet të fortë.

I arrestuari me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/