image Arrestohet një polic për dhunë në familje

Drejtësi

Arrestohet një polic për dhunë në familje

news image

Një rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës është arrestuar para pak çastesh për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  një të dyshuar  (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Njoftimi i IPK-së, bën të ditur se të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore./Sinjali/