Një pjesëtar i Inspektoratit Policor të Kosovës është arrestuar dje në Mazgit të Obiliqit, rreth orës 21:00. Sinjali mëson se bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet M.C. (emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku viktima (emër i njohur për redaksinë) ka marrë trajtim mjekësor.
Këto burime njoftojnë se pasi pjesëtari i IPK-së është arrestuar, gruaja e tij është dërguar në stacion për intervistim, ndërsa pas intervistimit ka marrë tretmanin mjekësor.
Ndërsa burri i saj, i dyshuari M.C., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.