image Arrestohet një person për mashtrime me taksa, dëmi i shkaktuar është mbi 500 mijë euro

Siguri

Arrestohet një person për mashtrime me taksa, dëmi i shkaktuar është mbi 500 mijë euro

news image

Pas hetimeve për shumë muaj nga Dogana me ndihmën e Prokurorisë Themelore të Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe shmangien nga taksat doganore.

I dyshuari ka falsifikuar dokumente për automjete për të shmangur taksat doganore në mënyrë të përsëritur dhe si pasojë e kësaj dëmi i shkaktuar sipas llogaritjeve arrijnë shumën mbi 500 mijë euro.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative e Doganës së Kosovës është arritur që të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore.

/GazetaSinjali/