image Arrestohet një person për grabitje në tentativë

Siguri

Arrestohet një person për grabitje në tentativë

news image

Sot, rreth orës 15:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën  ” Vëllezrit Gërvalla ” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancē të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar,  i cili po mbante nën kërcënim me thikë,   viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/