image Policia kap disa persona duke luajtur bixhoz në Istog, arrestohet pronari i lokalit - Sinjali

Policia kap disa persona duke luajtur bixhoz në Istog, arrestohet pronari i lokalit

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Rakosh të Istogut, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lokalin e të dyshuarit policia bënë të ditur se janë takuar disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë duke luajtur bixhoz.

Pronarit të lokalit iu është shqiptuar flet gjoba prej 200 euro, duke u bazuar në ligjin anti-COVID dhe në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes policia ka sekuestruar disa tiketa dhe një kompjuter i cili dyshohet se është përdorur për lojëra të fatit.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin