image Arrestohet një person pasi vodhi 50 euro në një tyrbe në Gjakovë

Siguri

Arrestohet një person pasi vodhi 50 euro në një tyrbe në Gjakovë

news image

Një person ka raportuar në Polici se në objektin e tyrbes në Gjakovë, disa persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas ankuesit, vjedhja është kryer përmes dritares së thyer dhe nga ajo, personi i dyshuar ka hyrë brenda në objekt dhe aty ka vjedhur 50 euro.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 06:45 në Gjakovë.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/