Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se me mjete pune e ka rrahur një person tjetër në fshatin Rastavicë të Deçanit.
“Fsh. Rastavicë, Deçan 19.03.2020 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar me një mjetë pune viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/