image Arrestohet një person pasi kërcënoi një burrë dhe një grua në Ferizaj

Siguri

Arrestohet një person pasi kërcënoi një burrë dhe një grua në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Tahir Meha” në Ferizaj, pasi i njëjti me datë 17 të këtij muaji, ka kanosur një grua dhe një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të martën, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Komunën e Ferizajt për ta konfirmuar rastin, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

/Gazeta Sinjali/