image Kapet me substancë narkotike, arrestohet një person në Rahovec

Kosovë

Kapet me substancë narkotike, arrestohet një person në Rahovec

news image

Është arrestuar një person pasi gjatë një kontrolli është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, në Xërx të Rahovecit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se substanca narkotike ishte e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram.

Ndërsa i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/