image Arrestohet një person në Vushtrri, policia i gjen heroinë

Siguri

Arrestohet një person në Vushtrri, policia i gjen heroinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substance narkotike e llojit heroinë me peshë prej 0.07 gram.

Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur dje në orën 18:45.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/