Në pikën kufitare në Vermicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet për posedim të dokumenteve të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në dokumentin e tij të udhëtimit është vërejtur një vizë greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Atij i është refuzuar hyrja në shtetin e Kosovës dhe i njëjti i është dorëzuar policisë, bëjnë të ditur këto burime të Gazetës Sinjali.