Një person është arrestuar në Skenderaj me dyshimin se ka organizuar bixhoz të paligjshëm.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.
“Njësitet policore në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 01 shkurt 2022, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre televizor, tre kompjuter, dy printer, tiketa të basteve dhe një shumë e parave.
Kurse, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt./GazetaSinjali/