image Arrestohet një person në qendër të Prishtinës, vetura i mbetet në mes të rrugës

Siguri

Arrestohet një person në qendër të Prishtinës, vetura i mbetet në mes të rrugës

news image

Është arrestuar një person në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, sot rreth orës 14:30, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet personi i prangosur i cili është i shoqëruar nga disa zyrtarë policorë.

Ky sinjalizues i ka thënë Sinjalit se qytetari që u arrestua nga policia, u nxor nga vetura, e cila mbeti e parkuar në mes të rrugës.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes./Gazeta Sinjali/