image Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjeti marihuanë e kokainë në banesë

Siguri

Siguri/ Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjeti marihuanë e kokainë në banesë

news image

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur marihuanë e kokainë.

Policia ka bërë të ditur se në banesën e të dyshuarit janë gjetur rreth 34 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël 2 gramë kokainë dhe një peshore, të cilat më pas i janë konfiskuar.

Më tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/