image Arrestohet një person në Prishtinë pasi ia mori telefonin dhe disa para shokut të tij

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë pasi ia mori telefonin dhe disa para shokut të tij

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka marrë telefonin dhe disa para nga viktima mashkull në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali tregojnë se kjo ka ndodhur më 10 tetor rreth orës 21:40 derisa i dyshuari ishte në banesën e një shoku tjetër.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/